Menu

045 70 71 72

Vllesa CO

Institucion Financiar J.B. 

Rruga Tirana, hyrja A, Nr. 11, Prishtinë

Shpërndaje në

Facebook

VLLESA 15 VITE ME JU

Kompania më e suksesshme në Kosovë në Industrin Financiare, këtë vitë mbush plotë 15 vite. Fjala është për kompaninë Vllesa-CO, e cila operon në tregun financiar dhe ka një shtrirje në mbi 50 lokacione në mbarë vendin. Në fakt, Vllesa ka dëshmuar qëndrueshmëri në zhvillimin e biznesit, pavarësisht luhatjeve dhe sfidave me të cilat përballen kompanitë që operojnë në këtë treg, duke rritur gradualisht stafin në mbi 80 të punësuar.

E themeluar më 10 Maj 2004 nga Gani Sallauka, Vllesa-CO është liçencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo-Bankar dhe ofron shërbimet e kryerjes së pagesave, transferimin e parave dhe shërbime tjera. Në këto 15 vite, kjo kompani është shndërruar në sinonim të besueshmërisë, duke ofruar shërbime të shpejta, të lira dhe të sigurta.

Pas themelimit, në vitin 2010 Vllesa-CO autorizohet nga RIA Money Transfer për shërbimin e transfereve ndërkombëtare të parave, duke u bërë kështu pjesë e hartës së RIA-s, me rreth 400,000 lokacione në mbi 160 shtete të botës. Sukseset e kompanisë Vllesa vijojnë me marrëveshje të shumta me kompanitë vendore, në mënyrë që qytetarëve të ju ofrohen mundësitë për kryerjen e çdo lloj pagese në degët e VllesaPagesa.

Së fundmi, Vllesa-CO ka ndryshuar logon dhe emrin tregtar në vllesapagesa, duke realizuar një ribrendim kreativ dhe duke ndjekur trendet e zhvillimit në biznes. Me angazhimin maksimal për të krijuar marrëdhënie të mira me bizneset dhe të gjithë klientët e saj, misioni i kompanisë është të jenë progresivë në shërbimet e pagesave dhe transferimit të parave, duke ju ofruar komoditet dhe besueshmëri në kryerjen e shërbimeve.

 

#vllesapagesa #pa1pa2pagesaukry