Menu

045 70 71 72

Vllesa CO

Institucion Financiar J.B. 

Rruga Fehmi Agani Nr. 71 Prishtinë

Shpërndaje në

Facebook

Vllesa-CO

Vllesa-CO Sh.P.K. është themeluar në vitin 2004 dhe është i pari Institucion Financiar J.B. i themeluar në Kosovë dhe i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kryerjen e shërbimeve financiare, shërbimin e pagesave dhe transferimin e parave.

Vllesa-CO është kompani e specializuar në shërbime financiare, aktivitetin e saj e zhvillon në mbi 50 lokacione në mbarë Kosovën me një staf me mbi 80 të punësuar. Vllesa-CO ofron një game të gjerë të shërbimeve:

  • Shërbimin e Pagesave,
  • Transferimin e Parave,
  • Rimbushjen e telefonave mobil, Internetit dhe TV, etj.

Shërbimi i shpejtë, i lirë dhe i besueshëm e ka bërë Vllesa-CO një sinonim të besueshmërisë duke ju shërbyer miliona qytetarëve dhe bizneseve.

Nëpër vite

Menaxhmenti i Vllesa-CO në vazhdimësi është i angazhuar që të krijoj lehtësi në kryerjen e këtyre shërbimeve, dhe njëkohësisht është fokusuar në hulumtimin dhe rritjen e gamës së shërbimeve me qëllim që tu ofroj qytetarëve dhe bizneseve shërbime më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira.

Vllesa-CO Sh.P.K. është themeluar në vitin 2004 dhe është i pari Institucion Financiar J.B. i themeluar në Kosovë dhe i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kryerjen e shërbimeve financiare përkatësisht shërbimin e pagesave.

Në vitin 2010 Vllesa-CO u autorizuar nga RIA Transfer Parash në ofrimin e shërbimit të Transfereve Ndërkombëtare të Parave nga më shumë se 316,000 agjentëve në të gjithë botën, duke rritur në vazhdimësi besimin e qytetarëve për kryerjen e transaksioneve financiare.

Në vitin 2013 u arrit marrëveshja me Korporatën Energjetike për Distribuim dhe Shpërndarje (KEDS tani KESCO) dhe me Ujësjellësin Rajonal Prishtina (KUR) për realizimin e pagesave në të mirë të këtyre kompanive, duke ju ofruar qytetarëve shërbimin e pagesave pa provizion.

Në mars të vitit 2014 Vllesa-CO arriti marrëveshje dhe me operatorin e telefonisë mobile IPKO për shitjen e produkteve të saj në disa degë të Vllesa-CO.

Në Dhjetor të vitit 2015 Vllesa-CO u autorizuar në shitjen e produkteve të Telekomit të Kosovës (rimbushjen e telefonave mobil Vala).

Në vitin 2016 Vllesa-CO ka arritur që në të gjithë territorin e Kosovës të hapë rreth 50 degë, me gjithsej mbi 70 të punësuar duke u bërë kështu njëri nga promotorët e zhvillimit ekonomik në vend dhe hapjes së vendeve të punës.

Në Nëntor të vitit 2018 Vllesa-CO ka arritur marrëveshje me operatorin e telefonisë mobile Z mobile në shitjen e produkteve të sajë (rimbushjen e telefonave mobil dhe internetit në telefon të numrave Z mobile).

Misioni ynë

Misioni i Vllesa-CO është të jemi më progresive në shërbimet e pagesave dhe transferimit të parave si dhe shërbime tjera, duke ofruar përsosmëri të shërbimeve, të jemi më konkurrues dhe të rrisim besueshmërinë tek klientët tanë.
Vllesa-CO është e angazhuar që të krijoj marrëdhënie më të mira me bizneset dhe të gjithë klientët e saj, duke ju ofruar besueshmëri në shërbimet e ofruara, përkushtim në punë si dhe siguri në mënyrë që klientët tanë të ndjehen komod në kryerjen e shërbimeve të tyre.

Shërbimet e pagesave

Tek ne qytetarët e Kosovës mund të kryejnë të gjitha llojet e pagesave me provizionet më të lira në vend dhe pa pasur nevojë të presin në radhë.                                  PAGESAT

Për më shumë informacione dhe detaje ju mund të na kontaktoni çdo ditë pune përmes telefonave ose kontakt formës të cilat janë paraqitur në faqen tonë kontaktuese 

NA KONTAKTONI

Vllesa-CO | Pagesat e Faturave

RIA | Transfer Parash