Menu

045 70 71 72

Vllesa CO

Institucion Financiar J.B. 

Rruga Tirana, hyrja A, Nr. 11, Prishtinë

Shpërndaje në

Facebook

VllesaPagesa dhe Barileva Turist nënshkruajn marrëveshje bashkëpunimi

 VllesaPagesa dhe Barileva Turist kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shitjen e biletave në linjat Kosovë-Gjermani dhe anasjelltas. Tani biletat mund ti rezervoni në degët e VllesaPagesa në të gjitha qytetet e Kosovës.

VllesaPagesa në bashkëpunim me agjensionin më të madh të udhëtimeve me autobus, Barileva Turist, ka filluar shitjen e biletave të autobusit për Gjermani në degët e saj në të gjithë Kosovën.

 Fillimisht në degët tona mund të rezervoni biletën për linjën Kosovë – Gjermani – Kosovë, dhe së shpejti edhe për linjat për Francë, Belgjikë dhe Angli.

Nisjet nga Kosova bëhen çdo ditë përveç të hënës nga këto qytete: Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Viti, Gjilan, Suharekë, Prizren, Pejë, Klinë, Komoran dhe Arllat drejt qyteteve më të mëdha të Gjermanisë siç janë: Berlin, Hamburg, Hanover, Essen, Dortmund, Frankfurt, Duseldorf, Dresden, Stuttgard, Manhajn, Munchen, Numberg, Paderborn, Passau, etj. 

 Së shpejti pritet të vijmë edhe me linja plotësuese për sezonin veror 2020 drejt Gjermanisë dhe destinacioneve tjera Europiane.